Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 maj 2025
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e quajti sagë politike zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.
Ai fajësoi opozitën për bllokadë politike.
Kur u pyet pse nuk po e ofrojnë një kompromis, Abrashi përmendi ofrimin e bashkëpunimit për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që nuk është interesuar për të bllokuar situatën, ndërkaq partitë opozitare, PDK, LDK, AAK, janë bllokuese”, tha Abrashi.
“Gatishmëria jonë për të dalë nga kjo situatë shkon deri në atë pikë sa i kemi bërë ofertë për koalicion një partie… kemi bërë hapat e parë”, tha Abrashi.

















