Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 Janar 2025

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) ka realizuar një operacion policor në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhet publike informacione shtesë.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës me njësitë e DHKEK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, në DRP Gjakovë ka realizuar një operacion policor.

Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani

Scroll to Top