Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 korrik 2025

Një operacion i ndjeshëm ka nisur të enjten në Kosovë, me dyshime për përfshirje në veprën penale të spiunazhit.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, operacioni po realizohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për lokacionet apo të dyshuarit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria.

Scroll to Top