Numërohen të gjitha vendvotimet, KQZ publikon rezultatet preliminare për partitë politike

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

20 shkurt 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar në faqen zyrtare të dhënat e rezultateve të 100 për qind të vendvotimeve të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, apo 2,533 nga 2,533.

Në bazë të rezultateve të fundit preliminare të përditësuara në orën 09:46, më datë 20.02.2025 në ueb-faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me 40.80 për qind apo 342, 281 vota.

Partia e dytë me më së shumti ota është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind e votave, apo 184, 811 vota.

E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.63 për qind, apo 147,888 vota.

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nisëm, Demokratët, Intelektualët dhe Listën Ideal kanë marr 7.46 për qind të votave, apo 62,588 vota.

Lista Serbe është partia e pestë me 4.61 për qind apo 18,942 vota.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 19.01.2025, janë numëruar 92.73% e vendvotimeve për votat e kandidatëve për deputetë.

Përmes një njoftimi për media, KQZ ka thënë se janë numëruar 2,349 vendvotime nga 2,533 sa janë në total.

“Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.”-thuhet në njoftim.

Pjesëmarrja e Diasporës në votimin jashtë Kosovës është 80.10%, nga numri i përgjithshëm prej 104,924 të regjistruarve për Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Më 09.02.2025, Kosova mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Këto janë Zgjedhjet e para të rregullta që Kosova i ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë, më 2008.

Scroll to Top