Noizy lirohet nga paraburgimi

Noizy u lirua nga paraburgimi në Pejë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, siç duket u lirua nga paraburgimi 48 orësh, pasi u vetë dorëzua të martën në stacionin policor të Pejës.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Ai ka bërë një sërë postimesh në Instagram, duke vërtetuar se është liruar nga paraburgimi.

Noizy fillimisht publikoi një video, duke bërë një lloj përshëndetje për fansat e tij.

Për më tepër, ai ka publikuar gjithashtu një fotografi me avokatin e tij, dhe po ashtu bëri një postim tjetër në ‘InstaStory’ për të njoftuar për koncertin e radhës në Prishtinë.

Noizy u vetë-dorëzua të martën në policinë e Pejës për sherrin e bujshëm që ndodhi disa muaj më parë në një klub nate në Pejë.

Në këtë përleshje dyshohet se u përfshinë po ashtu edhe reperi Stresi dhe DJ i Noizyt, Dj Crax.

Scroll to Top