Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
26 qershor 2025
Një ditë para Testit të Arritshmërisë në shkollat fillore të Kosovës, njohësi i arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, paraqiti shqetësime serioze për administrimin e Testit të Arritshmërisë, duke e krahasuar me dështimet në Testin e Maturës
Qehaja në intervistë për Ekonomia Online, tha se Testi i Arritshmërisë është me shpërdorime, kopjime dhe manipulime që e bëjnë vlerësimin të pavlefshëm dhe jo të besueshëm.
“Testi i Arritshmërisë në vlerësimin tonë nuk dallon shumë nga dështimi në administrim nga Testi i Maturës. Përkundrazi, vlerësojmë që është përshkallëzuar si e keqe në formë të shpërdorimeve, kopjimeve dhe manipulimit që ndodhin nga nxënësit, e cila bartet si pasojë që ata nxënës të mirë ose jo të mirë, në secilin rast, na prezantojnë rezultate, të cilat nuk janë valide dhe të besueshme. Ajo çka ne avokojmë tashmë, meqenëse karakteri i testit është orientues, është se e shohim të domosdoshme që i njëjti të mos ketë peshë në regjistrim për shkollat e mesme të larta, por të ngelë në atë qëllimin e tij të pastër që e ka të orientojë nxënësit që kush janë në ato profile, të cilët u takojnë më shumë si shkathtësi dhe të shërbejë si udhërrëfyes i mirë për një përzgjedhje të mirë në karrierë”, tha ai.