Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 janar 2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka dalë me njoftim të ri duke informuar qytetarët se tashmë uji mund të përdoret për pije, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se nga rezultatet e analizave të bëra, del se uji është i sigurt për pije dhe përdorim shtëpiak.
“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, pas kryerjes së të gjitha analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm nga sistemi i furnizimit me ujë i Ujësjellësit Rajonal Mitrovicë, rezultatet e marra tregojnë se të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për ujin e pijshëm.
Bazuar në këto rezultate, uji është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe përdorim shtëpiak.
Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe në garantimin e shëndetit publik.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A.”, thuhet ne njoftimin e kompanise.

















