Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
30 prill 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas tetë dështimeve të konstituimit të Kuvendit më në fund ka vendosur të flas.
Ndonëse nuk tha shumë, Kurti kësaj radhe vendosi t’i mos i injorojë pyetjet e gazetarëve për formimin e institucioneve.
“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria”, tha shkurt Kurti.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Istog ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të projektit të banimit të përballueshëm dhe social.
Në seancën e djeshme, në përpjekjen e tetë të Kuvendit për t’u konstituuar, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë nuk mori votat e nevojshme për postin e kryeparlamentares.

















