Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 qershor 2025
Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe djalit të saj trevjeçar.
Kështu raportojnë mediat kanadeze, transmeton Klankosova.tv.
Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë në lagjen Lachine të Montrealit.
Sipas mediave atje, ekipet emergjente morën një thirrje në numrin 911 rreth orës 21:35, pas raportimeve për një incident në rrugën 20e Avenue, afër rrugës Provost.
Në vendin e ngjarjes, ekipet e ndihmës së shpejtë gjetën nënën dhe fëmijën pa shenja jete.
“Ata gjetën dy persona pa ndjenja,” deklaroi zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils.
“Për fat të keq, të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, theksoi ajo.
Organet e rendit bëjnë me dije se ngjarja është cilësuar si aksidentale.
E tronditur për ngjarjen u shpreh edhe kryebashkiakja Maja Vodanoviq.