Një shtetas i huaj humb jetën pasi bie nga një objekt në Veternik ku po punonte

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 mars 2025

Një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës pasi ra nga një lartësi e objektit ku po punonte në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”.

Ahmeti shtoi se policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Scroll to Top