Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
07 Janar 2025
Një grua është dërguar në strehimore pasi dyshohet se bashkëshorti i saj i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. Bëhet fjalë për një rast në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është larguar nga shtëpia më 3 janar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime”, njoftoi Policia e Kosovës.