Një rast i veprës penale “Dhunim” raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 01:00 në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një femër e cila dyshohet se është dhunuar është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.
Mirëpo, siç merr vesh Telegrafi e dhunuara është një e mitur, e cila dyshohet se është dhunuar nga disa persona. /Telegrafi/