Nis seanca për votimin e Qeverisë, Konjufca del ta prezantojë kabinetin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 nentor 2025

Ka nisur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re, ku i mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, po prezanton programin e tij qeverisës dhe kabinetin e propozuar.

Partitë opozitare kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin Konjufcën, i cili është i mandatuari i dytë nga Vetëvendosje për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit. Për të marrë postin e kryeministrit, Konjufcës i duhen të paktën 61 vota nga deputetët e Kuvendit.

Scroll to Top