Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 prill 2025
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seancën po e udhëheq deputeti më i vjetër, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Sala Jashari.
Në atë seancë fillimisht do të bëhet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.
Pika e tretë do të jetë zgjedhja e kryekuvendarit e pika e katërt zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

















