Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash, mes tjerash edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Krahas mbledhjes së kryesisë, Kuvendi të hënën do të vazhdojë edhe seancë plenare, e cila u ndërpre javën e kaluar.