Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 mars 2025
Këto ditë do të ketë reshje shiu, me intensitet jo të lartë, ka parashikuar meterologu Mendim Rugova.
Ndërkaq java e ardhshme do të shënojë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke prekur të dy vlerat ekstreme, tha Rugova.
Në zonat malore mund të ketë edhe reshje bore.
Megjithate pas tre ditësh nga ky ndryshim, temperaturat pritet të rriten sërish, duke sjellë një stabilizim gradual të kushteve atmosferike.