Nga LVV thonë “Qeveria Kurti tre” po vjen

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 mars 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, në të cilën kanë radhitur vështirësitë që qeveria “Kurti” pati gjatë mandatit katërvjeçar.

Sipas LVV-së, gjatë katër vjetëve të këtij mandati Kosova është bërë më e sigurt, ndërsa është përmendur edhe luftimi i grupeve kriminale në veri.

Ata kanë paralajmëruar se qeveria “Kurti 3” po vjen.

“Qeveria ‘Kurti’ është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vjet për Republikën, katër vjet që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet.

Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit”, thotë LVV-ja.

Scroll to Top