Nga janari deri në korrik, 11 raste të vetëvrasjes në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

25 gusht 2025

Në vetëm shtatë muajt e parë të këtij viti Policia e Kosovës ka konfirmuar 11 raste të vetëvrasjes në Kosovë. Psikologët thonë se shkaqet janë të ndryshme. Ndërsa nga Organizata “Linja e Jetës”, theksojnë se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm në këtë drejtim.

Çdo ditë ky telefon bie në Qendrën për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”.

Vullnetarët këtu angazhohen që ti sigurojnë personat që thirrin se nuk janë vetëm në shqetësimet dhe brengat e tyre.

Mirëpo, nga kjo Organizatë thonë që nuk po bëhet mjaftueshëm nga shteti për këtë kauzë.

“Absolutisht në as një nivel si ligjor si politik nuk ka ndonjë hap që është ndërmarr për parandalimin e vetëvrasjes. Rrjedhimisht këto rezultatet nuk kemi na drejt me u çudit, nuk kemi drejt me u befasu se çka po ndodh për shkak se nuk ka iniciativa që janë ndërmarr. E vetmja iniciativë politike që është ndërmarr deri tash është ardh prej “Linjes së Jetës” në koordinim me shoqërinë civile. Ku e kemi dërgu një peticion për parandalim të vetëvrasjes që po pret kuvendi me u formu për me u hartu ligji”, thotë Bind Skeja nga organizata “Linja e Jetës.

E nga janari e deri në korrik të këtij viti janë shënuar 11 raste të vetëvrasjes në Kosovë.

Scroll to Top