neser mbhet mbledhja tinekosove shqiperi prish

Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetë shqiptarë dhe kryeministri Rama vijnë në Prishtinë

Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët plenare me Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të zhvillohet më 20 dhjetor në Prishtinë.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Nisja nga Tirana do të bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë nga Kryesia e Kuvendit. Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç dy kryetarëve të kuvendeve në Kosovës dhe Shqipërisë, do të jenë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët do të mbajnë nga një fjalim, shkruan rtsh.

Kjo do të jetë hera e dytë e këtij formati, që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në nëntor të vitit 2022.

Agjenda

Arritja në Sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës

Agjenda

Arritja në Sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës

Z. Fatmir Mediu, anëtar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min.).

Z. Enis Kervan, kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min.)

Z. Arben Gashi, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min.).

Z. Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min.).

Z. Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min.).

Scroll to Top