Neser mbahet mbledhja e qeverise

Nesër qeveria mban mbledhje, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Qeveria e Kosovës të mërkurën do të mbajë mbledhje në orën 10:00.

Sipas njoftimit në rend dite do të jenë 15 pika.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozim-vendimi për dhënien e mendimit lidhur me nismën legjislative të Kuvendit për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Poashtu do të shqyrtohet propozim vendimi për emërimin e sekretarit të përgjithshëm të zyrës së kryeministrit.

qeveria
Scroll to Top