valmir elezi

Nesër nis procesi i votimit për diasporën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 Janar 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta miratojë sot fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Ekonomia Online se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka në rend dite shqyrtimin dhe miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.

Elezi ka njoftuar se të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës”, tha ai.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=218&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fneser nis procesi i votimit per diasporen%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

Gjithashtu, Elezi ka theksuar se miratimi i fletëvotimit mund t’u shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht, më 11 janar.

Scroll to Top