Nënshkruhet marrëveshje që evidenton kontributin e diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 prill 2025

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e ka konsideruar këtë si hap të mirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike.

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje institucionale e cila do të ndihmojë në evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, transmeton Anadolu.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në një postim në rrjetet sociale, e ka konsideruar këtë si hap të mirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike.

“Mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë u nënshkrua marrëveshja institucionale, e cila do të ndihmojë në evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrisë shqiptare.

Aty u bë e ditur se kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë gjithashtu mundësive të reja për kërkime shkencore dhe aktivitete të përbashkëta “që na sjellin më afër me të vërtetat historike”.

Scroll to Top