Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 shtator 2025
Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i DEZhTIE-së, z.Elvis Feka, sot ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë RITEK powered by Fati Group, në krye me z.Bali Baliu, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.
Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim zbatimin e iniciativës, “Pastrimi dhe mirëmbajtja nga mbeturinat në rrugët e rajonit/zonës së Shalës”.
Kjo marrëveshje ka për qëllim ruajtjen e mjedisit, përmirësimin e hapësirave publike dhe ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e natyrës dhe pastrimin e zonës së Shalës, si një nga asetet më të rëndësishme turistike të rajonit.
Kryetari z.Bedri Hamza, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi publik-privat për mirëmbajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Shalës.
“Ky projekt është shembull konkret se si partneritetet mes komunës dhe sektorit privat mund të sjellin ndryshime pozitive për komunitetin dhe mjedisin tonë”, është shprehur kryetari z.Hamza.