Nën ndikimin e drogës burri kërcënon gruan në Gjakovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 prill 2025

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Gjakovës.

Mësohet se një burrë i cili ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike ka kërcënuar bashkëshorten e tij me sëpatë në dorë, duke i shkaktuar frikë viktimës.

I dyshuari është arrestuar, ndërkaq meret vesh se personi që ra në prangat e policisë është L.N., rreth 54-vjeçar.

Scroll to Top