Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 shkurt 2025
Katër shenja të komunikacionit janë dëmtuar mbrëmë në Leposaviq, njoftoi sot Policia e Kosovës.
Tabelat e dëmtuara i kanë vërejtur mbrëmë rreth orës 21, teksa zyrtarët policorë patrullonin në këtë komunë.
Nuk dihen ende autorët, por ka nisur hetimi.
Rasti u karakterizua si “shkatërrim, dëmtim ose heqje e instalimeve publike”.

















