Në Forumin Botëror të Paqes merr pjesë edhe Jahjaga – Kërkon njohjen e Kosovës nga Indonezia

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 nentor 2025

Në margjinat e Forumit Botëror të Paqes, që po mbahet në Jakarta të Indonezisë, po merr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jahjaga është takuar me Ambasadorin Mohammed Samir Bakr, Ndihmës Sekretar të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC).

Gjatë takimit, ajo i ka përcjellur Ambasadorit Bakr kërkesën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OIC, duke theksuar se përfshirja e Kosovës do të ishte një vlerë e shtuar për veprimtarinë e organizatës.

Ish-presidentja Jahjaga ka theksuar se, në rrethanat aktuale ndërkombëtare, përvoja dhe përkushtimi i Kosovës si një shtet i ri dhe demokratik mund të kontribuojnë në avancimin e qëllimeve dhe parimeve themelore të OIC-së, përfshirë ato që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.

Scroll to Top