Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 shtator 2025

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në Rrafshin e Kosovë më freskët me temperatura maksimale deri në 25 gradë Celsius, kurse në Dukagjin më nxehtë deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Hëna sjellë mot kryesisht me diell, ndërsa në viset kontinentale në lindje të rajonit do të ketë më shumë vranësira dhe do të jetë pak më freskët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.

Të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, temperaturat minimale: 14 – 18° C, temperaturat maksimale: 25-27.

Të martën moti po ashtu do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale: 12 – 15° C, temperaturat maksimale: 25-30° C.

Edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të jenë 10– 13° C, temperaturat maksimale: 29-32° C.

Të enjten moti kryesisht do të jetë me diell, temperaturat minimale: 11– 15° C, temperaturat maksimale: 29-33° C.

Dhe të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13-17° C, temperaturat maksimale: 29-33 gradë C.

Scroll to Top