Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
12 shkurt 2026
Albin Kurti është zgjedhur për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, duke shënuar një tjetër kapitull në karrierën e tij politike.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, u formua Qeveria Kurti III me 66 vota për, me në krye Albin Kurtin- kryeministër.
Kundër ishin 49 vota, ndërkaq abstenime nuk kishte, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Pas votimit të Qeverisë së re, kabineti qeveritar zuri vendet e rezervuara për ta, ndërkaq seanca pasoi me intonimin e himnit shtetëror.
Para votimit, i mandatuari Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit të tij të ri, duke përfshirë disa fytyra të reja, ndërsa disa emra të njohur nga Qeveria Kurti 2 mbetën jashtë.
- Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti 2, këtë herë nuk u përfshi dhe u zëvendësua nga Glauk Konjufca, i propozuar gjithashtu për ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
- Arbërie Nagavci, ish-ministre e Arsimit, nuk u rikthye në kabinet, dhe në vend të saj u propozua Hajrullah Ceku, i cili ka qene minister i Kultures, Rinise e Sportit ne qeverisjen e kaluar.
- Rozeta Hajdari, ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk u përfshi në listë; për këtë pozitë u nominua Mimoza Kusari-Lila, ish-shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Gjatë prezantimit, Albin Kurti emeroi gjithashtu Dimal Bashen për minister tt Infrastrukturës dhe Transportit.
Ky eshte kabineti i Qeverise Kurti III.
Kabineti i Qeverisë Kurti 3 përbëhet nga:
-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca;
-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;
-Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka;
-Ministër i Financave, Hekuran Murati;
-Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti;
-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla;
-Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu;
-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia;
-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku;
-Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci;
-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;
-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani;
-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli;
-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;
-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha;
-Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari;
-Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli;
-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq;
-Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

















