Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 janar 2026
Qendra e Menaxhimit Kufitar e Kosovës ka njoftuar se transportuesit nga Maqedonia e Veriut do të organizojnë një protestë sot nga ora 12:00, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe kolona të gjata kamionësh në kufirin me Kosovën.
Edhe pse protesta mbahet në territorin e Maqedonisë së Veriut, autoritetet paralajmërojnë se në anën e Kosovës mund të ketë vështirësi të mëdha në qarkullimin kufitar, veçanërisht për automjetet e rënda që do të presin për të kaluar kufirin.
Ndërkohë, nga sot do të ndërpritet edhe qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, për shkak të protestave të shoferëve, të cilat mund të zgjasin deri në shtatë ditë.
Sipas njoftimit zyrtar, këto zhvillime pritet të ndikojnë ndjeshëm në trafikun ndërkufitar dhe në lëvizjen e mallrave.

















