Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 dhjetor 2025
Në një kontroll rutinë në Pikën Kufitare Han i Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të detajuar, ku gjatë verifikimit të bagazhit janë zbuluar rreth 4.500 mallra të ndryshme, përfshirë veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Mallrat mbajnë shenja të markave të njohura tregtare dhe mund të përdoren për falsifikimin e produkteve, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar konkurrencën e ndershme në treg. Edhe etiketat e importuara veçmas konsiderohen rrezik për keqpërdorim dhe mund të përfshihen në zinxhirin e falsifikimit.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse në përputhje me ligjin.
Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe parandalimin e importit dhe qarkullimit të mallrave të paligjshme.




















