“Ndal varfërimit të qytetarëve”,”Fatura jonë, pasuria juaj”, fillon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 prill 2025

Ka filluar protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Me pankarta në duar “Jo rritjes së çmimit të rrymës”, “Ndal varfërimit të qytetarëve”, “S’ka dritë me padrejtësi”, “Stop vjedhjes me tarifa”, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbe”, nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit të cilët po mbajnë pankarta në duar janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata po brohorasin para Qeverisë “Asnjë Cent më Shumë”.

Scroll to Top