Ndahen mbi 3 milionë euro për ndërtimin e shkollës së re në Prishtinë, ja kur do të përfundojë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

03 shkurt 2025

Prishtina do të ketë një shkollë të re brenda 3 vjetëve.

Ministria e Arsimit, nën drejtimin e ministres Arbërie Nagavci, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e një shkolle të re në lagjen “Prishtina e re”, projekt ky që pritet të përfundojë në një periudhë prej 36 muajsh.

Fillimisht, vlera e kontratës ishte parashikuar të ishte 3,500,000.00 euro, por ajo është finalizuar në një vlerë më të ulët, prej 3,323,232.32 eurosh.

Sipas informacionit të publikuar nga E-prokurimi, tenderi më i lartë i ofruar ishte 3,447,243.21 euro, ndërsa fitues i tenderit u shpallën operatorët ekonomik nga Suhareka, CONSTRUMAX SH.P.K. dhe HARST Group SH.P.K..

Scroll to Top