Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 qershor 2025

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është shfaqur para gjykatës

Forca të shumta policore janë parë duke rrethuar atë përgjatë seancës që po mbahet për ecurinë e rastit të së ndjeres, Liridona Ademajt.

Prezent janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Pjesë në seancë po merr edhe vëllai i së ndjerës. Familjarët kanë kërkuar drejtësi dhe kanë bërë thirrje ndaj mediave të marrin pjesë në seancën e së mërkurës.

Seanca ka filluar përreth orës 13:00

Scroll to Top