mpb me vendim rreth fishekzjarreve

MPB për mjetet piroteknike: Të lejuara vetëm pas datës 26 dhjetor, shkelja sjell gjoba deri 500 euro

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë thirrje që të respektohet ligji dhe të festohet me përgjegjësi. 

MPB ka thënë se përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas datës 26 dhjetor dhe gjobat për shkelje të ligjit sillen nga 200 deri 500 euro. E për prodhim e tregtim të paautorizuar ka njoftuar se pret dënimi me burgim. 

“Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët!  Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit”, ka shkruar MPB në Facebook.