MPB fton qytetarët të regjistrojnë faktet e gjendjes civile

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

28 prill 2025

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se kanë mbetur edhe pak ditë për të shfrytëzuar të drejtën për aplikim për regjistrimin e fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, sipas Vendimit të ministrit të Punëve të Brendshme me Nr. 0616/2024 të datës 21 nëntor 2024.

“Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim të fakteve sipas vendimit Nr. 0616/2024 të datës 21.11.2024 deri me datë 30 prill 2025, ndërsa pas kësaj date, faktet e gjendjes civile (lindja, martesa dhe vdekja) që janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025, nuk do të mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të drejtën për parashtrimin e kërkesës për regjistrimin e fakteve sipas këtij vendimi e kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë regjistruar faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe vdekjen) në strukturat jo-legale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025.

“Njoftojmë qytetarët se për faktet, përkatësisht lindjet dhe vdekjet që kanë ndodhur pas datës 1 shkurt 2025 në territorin e Republikës së Kosovës, qoftë jashtë institucioneve shëndetësore dhe atyre për të cilat nuk mund të ofrohet si dëshmi ndonjë certifikatë apo dokument, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim të mëvonshëm përmes deklarimit, pranë Zyrave të Gjendjes Civile në komunat e tyre përkatëse”, është thënë në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja, ku janë numëruar 90.13% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 311907 vota ose 41.00 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 170198 vota ose 22.37 %, Lidhja Demokratike me 133693 vota 17.57 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57539 vota ose 7.56 %.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Scroll to Top