Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 shkurt 2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
IHMK-ja njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2° C deri 0° C, ndërsa maksimalet nga 5° C deri në 8° C.
Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

















