Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 prill 2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHMK-ja njofton se vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Zëri
Më poshtë jua sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:


















