Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 shkurt 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë pritet të përshkohet nga mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Sipas IHMK-së, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Scroll to Top