Moti sot, ditë e hënë dhe gjithë java në vazhdim!

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

22 dhjetor 2025

Në trojet shqiptare pritet që e hëna të mbizotërojë  në përgjithësi moti i zymtë.

Prishtina do të përshkohet nga mot i zymtë, me vranësira të ulëta dhe me mjegull e në viset malore me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në viset me mjegull do të mbajë mot i zymtë dhe i ftohtë. 

Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalet deri në 6 gradë Celsius ato maksimale.

Ndryshe, Tirana, Shkupi dhe Podgorica pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale e në shumë zona do të ketë mjegull.

Të martën vranësira nga Mesdheu përfshijnë Shqipërinë dhe fillon ndryshimi i motit. Gradualisht do të fillojnë reshje lokale shiu, fillimisht të pakta dhe afatshkurtra, por pastaj në mbrëmje vijnë duke u intensifikuar.

Reshje lokale shiu pasdite vonë dhe në mbrëmje priten edhe pjesë të Kosovës e në viset malore do të ketë reshje shqote e bore. Mjegulla dhe vranësirat e ulëta do të zëvendësohen me vranësira të mirëfillta.

Vranësira dhe reshje lokale shiu priten edhe të mërkurën. Mjegulla do të duhej të shpërndahej nga të gjitha viset me ndonjë përjashtim të vogël. Të Enjten reshje shiu e mundësi edhe për reshje bore sidomos në disa rajone në Rrafshin e Kosovës.

Scroll to Top