Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
04 prill 2025
Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të mbajë me vranësira e periudha me diell, po ashtu gjatë ditës parashihen reshje të kohëpaskohshme shiu.
Të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu.
Ditën e diel pritet depërtimi i masave ajrore polare. Gjatë kësaj dite parashihen reshje shiu dhe bore si në viset malore, ashtu edhe në zonat e ulëta të vendit.

















