Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Kushtet sinoptike në Kosovë këtë të Dielë parashihet të përcjellen me intervale kohore me diell si dhe vranësira të kohëpaskohëshme me temperatura që arrijnë deri në 13 gradë C dhe era do të fryej në shpejtësi 3m/s.
Ndërsa në Shqipëri, i gjithë vendi do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore – veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

















