reshjet

Moti dhe kushtet atmosferike

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Sot ne Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja. Temperaturat do të lëvizin nga -4°C deri në 3°C. Gjatë ditës mund të ketë intervale të shkurtra me diell, por pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga reshje të lehta bore dhe akulli në rrugë.

Ka paralajmërime për ngrica dhe akull që mund të krijojnë probleme në komunikacion. Qytetarët këshillohen të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Gjatë natës, temperaturat do të zbresin deri në -6°C në disa zona malore, duke krijuar kushte për ngrica të forta.

Java do të vazhdojë me temperatura në rënie dhe mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë.

Scroll to Top