Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 mars 2025
Sot do të ketë mot me diell, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.


















