Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 mars 2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 14°C deri në 17°C.
Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.