Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milion dhe do vazhdojnë të bëhen

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

24 korrik 2025

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas raportimeve se ish-presidentit Hashim Thaçi, po i ikin avokatët për shkak të mospagesave.

MD-ja në një reagim, ka treguar se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.

Sipas MD-së, nga fillimi i procesit deri më tani janë paguar rreth 33 milionë euro, ndërsa vetëm për mbrotjejes e THaçit, sipas ministrisë, janë paguar 5.3 milionë euro, transmeton Zeri.info.

“Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent).

Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent)”, thotë MD-ja.

Po ashtu thuhet se, pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar përmes përkrahjes së vazhdueshme juridike, në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut”, thuhet në fund të reagimit

Scroll to Top