vengu

Ministri Vengu: Vajzat dhe djemtë e FA ndodhen sot në Kosovë, Shqipëria në dispozicion të sigurisë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se Ministriali i Mbrojtjes i Evropës Juglindore (SEDM), mbetet ende një nismë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, ai ka thënë se  Shqipëria këtë vit është kthyer në një nyje të bashkëpunimit, të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, duke kryesuar dhe mikpritur disa formate të rëndësishme.

“Kthjelltësia dhe angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të agjendës së NATO dhe BE mbetet i padiskutueshëm veçanërisht për rritur qëndrueshmërinë kombëtare, forcuar mbrojtjen kolektive dhe frenuar ambiciet e aktorëve të tretë”.

“Vajzat dhe djemtë e FA ndodhen sot në Republikën e Kosovës, në Bosnje, në Letoni Bullgari, Irak, në detin Egje, Sudanin e Jugut dhe Sinai, por vendi ynë ka vënë në dispozicion të sigurisë së përbashkët edhe asetet kombëtare si Baza Ajrore e Kuçovës, për të vijuar më tej me korridorin 8 për lëvizshmërinë ushtarake me gjithë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe detare, siç do të jetë edhe porti i ri ushtarak i Porto Romanos”, ka thënë Vengu. /Klankosova.tv

Scroll to Top