Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 mars 2025
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkretë për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada Ministria tha se do t’ju njoftojmë me kohë.

















