Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
31 tetor 2025
Ka kaluar më shumë se një orë që kur ka nisur takimi thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me kryetarët e partive politike, teksa vendi po vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Në takim po marrin pjesë krerët e partive kryesore politike në Kosovë dhe të atyre minoritare.
Osmani i ftoi ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.
Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.
Osmani kishte paralajmëruar se do t’i ftonte të gjitha partitë politike për të parë nëse dikush nga subjektet politike mund të krijojë shumicën parlamentare.
Edhe mandatari i ardhshëm t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

















