Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 dhjetor 2025
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se deri në këtë fazë, rreth 42 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Afati për regjistrim përfundon pas tre ditësh, ndërsa procesi vijon të jetë i hapur për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Regjistrimi mund të kryhet online ose përmes postës, duke u dërguar dokumentet në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Periudha e aplikimit ka nisur më 26 nëntor dhe do të vazhdojë deri në mbylljen e afatit zyrtar.

















