MASHTI: Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

14 shtator2025

Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me më pak nxënës në bankat shkollore. Sipas Ministrisë së Arsimit, 629 nxënës janë larguar bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Rastet më të theksuara raportohen në Gjakovë, Malishevë, Gjilan e Prizren, ndërsa në Prishtinë numri është më i vogël. Drejtorë shkollash e quajnë fenomen shqetësues, ndërsa njohësit e arsimit e lidhen me gjendjen sociale e ekonomike në vend.

Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, 629 nxënës janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Në krye të listës qëndron Gjakova me 89 nxënës më pak, e ndjekur nga Malisheva me 84, Gjilani me 74 dhe Prizreni me 66. Në kryeqytet, Prishtina, numri është dukshëm më i ulët vetëm 9 nxënës më pak.

Në shkollën fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, drejtori Visar Osmani thotë se rastet janë të kufizuara, por gjithsesi të ndjeshme.

“Situata relativisht nuk është e keqe, përjashtim të disa rasteve kur disa nxënës kanë kërkuar fletkalime për emigrim jashtë vendit por ato janë raste të caktuara dhe nuk mund të them që janë numër të madh. Megjithatë, kemi pasur lëvizje edhe të stafit në të kaluarën ku 3 mësimdhënës kanë emigru jashtë vendit. Sa i përketë te nxënësit janë disa raste që kanë kërkuar fletë-kalime të cilët janë shpërngul jashtë vendit të jetë jetojnë për arsyeje familjare. Nuk është numri i madh, por nuk janë nxënës që kanë lëvizë brenda Prishtinës relativisht nxënës që i ndërrojnë vendbanimet por janë raste që kanë emigru jashtë vendit. Në të kundërtën ne kemi ardhje të reja të nxënësve për shkak të performacës dhe është rrit numri i nxënësve, por ato raste janë që janë shpërngul me familje, janë disa dhe nuk mund të them saktësisht, por janë disa që këtë vit shkollor që kanë kërku fletkalime për emigrim jashtë vendit por ato janë raste të caktuara dhe nuk mund të them që janë numër të madh. Megjithatë, kemi pasur lëvizje edhe të stafit në të kaluarën ku 3 mësimdhënës kanë emigru jashtë vendit. Sa i përketë te nxënësit janë disa raste që kanë kërkuar fletë-kalime të cilët janë shpërngul jashtë vendit të jetë jetojnë për arsyeje familjare. Nuk është numri i madh, por nuk janë nxënës që kanë lëvizë brenda Prishtinës relativisht nxënës që i ndërrojnë vendbanimet por janë raste që kanë emigru jashtë vendit. Në të kundërtën ne kemi ardhje të reja të nxënësve për shkak të performacës dhe është rrit numri i nxënësve, por ato raste janë që janë shpërngul me familje, janë disa dhe nuk mund të them saktësisht, por janë disa që këtë vit shkollor që kanë kërku prindërit me u largu. është një lloj shqetësimi në vete por megjithatë është zgjedhje e tyre dhe uroj që ky numër mos të rritet”, tha ai

Scroll to Top